Sunday, March 29, 2015

Me mungon.

Me mungon boshesia jone ne ditet plot me njerez, gjerat e kota qe benim . Takimi ne qytet, kafja tek lokali i kote, kamarieri qe dinte porosine. Tashme dal dhe nuk kam kurre nje plan, ashtu si thoja se doja te beja kur te flisja per monotonine tone, per merzine qe me kishte kapluar shpirtin. Tani po me digjet shpirti per monotonine tone, per shkrimet e tua idiote ne krahet e mi, kenget e tua depresive qe tani po mesoj te degjoj. Sa vone kujtohen njerezit te pelqejne gjerat e duhura.

No comments:

Post a Comment